Berisha: Në 11 maj të gjithë bashkë, Rama i la pensionistët të fundit në rajon

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takime me qytetarët, dhe tregtarët e bizneseve të vogla tek ish-Uzina ‘Dinamo’, Njësia nr. 8. Berisha i shpjegoi tregtarëve të bizneseve të vogla programin e ‘PD-Shqipëria Madhështore’ për biznesin, për lehtësimin e taksave, që ata të kenë mundësi për të investuar më shumë.

Berisha u shpreh me tregtarët se pensionet ishin të larta kur qeveria mori pushtetin ndërsa tani janë më të ulëta se vendet e tjera të rajonit.

PJESË NGA DEKLARATA:
“I la pensionistët. Kur erdhi ishin më të lartat në rajon, sot janë 3 herë më të ulëta se sa në Mal të Zi, Maqedoni e Serbi.

Na ndaluan 12 vite, asgjë dhe i merrnin paratë. 130 mln euro djegësi i Tiranës, ku është djegësi? 110 mln euro Beketi se e kritikonte Ramën në televizor. Tani nuk ka një sistem, por është vetëm një njeri i vetëm. Ai nuk e njeh ligjin, nuk e respekton’, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top