Berisha: Mediat nën terror, transmetojnë vetëm mashtrimet e organizatës kriminale të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar ka akuzuar Edi Ramën se ka vendosur një censurë tyë plotë në parlamentin e lirisë në rrugën e Shpresës.

Sipas Berishës, asnjë nga mediat nuk guxon të transmetojë fjalën e të ftuarve që flasin në rrugën e Shpresës.

“Edi Rama me gjithë propagandën e tij mbjell mashtrim 24 orë mbi 24 orë. Ai ka vendosur një censurë të plotë totale për parlamentin e lirisë. Mediat, të terrorizuara, nuk guxojnë të japin fjalët tuaja. Nuk guxojnë t’u thonë qytetarëve të vërtetat. Përkundrazi, transmetojnë me një jehonë të shpifur njëra pas tjetrës, mashtrimet, trillimet e deklaratave të Edi Ramës, anëtarëve të organizatës së tij kriminale që quhet qeveri, anëtarëve të organizatës kriminale që ka pushtuar drejtësinë e vendit. Çfarëdo që ndodh, justifikohet me një frazë, me një mashtrim, ndërkohë që vazhdohet të vjedhin në mënyrë të tmerrshme këta qytetarë”, thote Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top