Berisha me porosi: Ekranet të akullta, takime e biseda kudo me qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar nga deputetët, kandidatët për bashkitë dhe drejtuesit e PD-së në qendër dhe zona, që të lënë ekranet dhe të dalin në terren për të takuar çdo njeri.

‘T’i lëmë ekranet! Ato janë të akullta, janë të ftohta, janë me distancë nga qytetarët!

Shtrëngimi i duarve, biseda, vizita e shkurtër, takimi me 3-4 vetë tek shkallët, në shesh të pallatit, në kafene, kjo është mënyra për të bërë gjithçka që të ndërgjegjësojmë çdo qytetar, se hajdutët nuk votohen.

Edi Rama është i tmerruar! Opozita do të marrë pjesë dhe do ti fitojë në zgjedhje! Por natyrisht ai do të jetë përgjegjës për gjithçka po bën.

Strukturat tona do të jenë të gjitha nga mëngjesi deri në darkë në këtë betejë jetike për Tiranën dhe Shqipërinë’, tha kreu i PD-së Sali Berisha gjatë takimit me kryesinë e partisë.

‘Ne duhet të bëjmë gjithçka për të ndërgjegjësuar qytetarët se hajdutët nuk votohen!’, shkruan kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në Facebook.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top