Berisha: Me Chris LaCivita kemi komunikim të përditshëm

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën e sotme para gazetarëve u shpreh se është në komunikim të përditshëm me përgjegjesin për fushatën elektorale të Partisë Demokratike, Chris LaCivita. Ai shtoi se LaCivita është strategu i fitores më të shkëlqyer në historinë e njerëzimit ajo e Trump.

“Chris LaCivita unë të garantoj që është në aktivitet të plotë dhe unë jam në komunikim vazhdueshëm me bashkë krye strategun e fitores më të shkëlqyer në historinë e njerëzimit që ishte fitorja e Donald Trump. Të vazhdueshëm, online.

Shpejt përfaqësuesi i firmës do të stacionojë këtu me ekipin tonë, ai do të vijë, do të shkojë. Me një fjalë është në aktivitet të plotë. Unë nuk e di pse bëhet kjo pyetje. Ai nuk është oficer fushe, ai është Marshall, e kuptoni vetë”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top