Berisha mbledh kandidatët për kryetarë bashkie: Rama konfiskoi vulën e PD-së

Dy ditë pas vendimit të Apelit për t’i lënë vulën e partisë, Enkelejd Alibeajt, Sali Berisha ka mbledhur sot në mesditë kandidatët e tij për kryetarë të bashkive.

Duke folur nga selia blu, Berisha tha se Rama me vendimin e fundit të gjykatës ka konfiskuar vulën e partisë.

“Si burracak Edi Rama shtyu deri në 3 ditë para skadimit të afatit vendimin e parafabrikuar të gjykatës të kontrolluar 100% prej tij dhe konfiskoi vulën e partisë. Mendoi se me këtë akt na dha një goditje dhe shpëtoi nga opozita e vërtetë. E vërteta është e kundërta, ai s’do shpëtojë kurrë nga PD-ja, nga e cila u ngrit si feniksi nga hiri apo labirinthet e kurthet e paimagjinueshme shqiptare dhe ndërkombëtare”, u shpreh Berisha.

Duke iu drejtuar kandidatëve të tij për kryetarë bashkie, Berisha tha “Në vendimet që do të marrim, sigurisht që ju keni zërin tuaj dhe partia nuk merr asnjë vendim pas një konsultë me ju. E vërteta është që jeni ju kandidatët e lirisë, kandidatët e parë në historinë e këtij vendi, por jo të vetëm të këtij vendi, por edhe të vendeve të tjera që zgjidheni me votën e lirë të anëtarësisë dhe mbështetësve të PD”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top