Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga selia blu për t’ju bashkuar qytetarëve në protestë. Berisha ka dalë nga selia rreth gjysmë ore pasi nisi revolta e opozitës në bulevardin përpara kryeministrisë. Kryedemokrati është i shoqëruar nga deputeti Flamur Noka, Luçiano Boçi, Asllan Dogjani dhe mbështetësit e PD-së.
PD ka kërkuar 3 orë leje për protestën para kryeministrisë, nga ora 17:00 deri në orën 20:00. 1 mijë efektivë janë angazhuar në terren.