Kreu i PD-së, Sali Berisha sqaroi se ku e mori vesh lajmin mbi urdhër-arrestin sipas tij të lëshuar nga SPAK, për Tom Doshin.
Ai tha se këto lajme janë hapur qëllimisht nga SPAK.
“Më duhet ta filloj këtë fjalë për të informuar shqiptarët se nga ky moment e tutje ajo që dje është njohur si Skapi i partisë, do quhet tani e tutje qendra kombëtare e shpifjes dhe dezinformimit. Ky institucion lëshoi dje pasdite dhe gjithë natën në Tiranë se ka prerë mandatin e arrestit të Tom Doshit dhe se në mëngjes lajmet, po nga këto burime aty afër, vinin se Toma është arratisur.
Tani imagjinoni se si bëjnë hetimet këta. Imagjinoni ju teknikat e hetimit. Ndaj dhe i ftoj shqiptarët që sa herë të dëgjoni fjalën SPAK, të kujtojnë të lidhur me të qendra kombëtare e shpifjeve dhe mashtrimeve. Toma nuk është arratisur, as ka apo nuk ka mandat arresti, por kjo është një gënjeshtër e tmerrshme që është hapur nga qendra kombëtare e shpifjeve”, tha Berisha.