Berisha: Ky ishte mesazhi që u lashë mbi tavolinë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat pas daljes nga ambientet e SPAK, ku firmosi prezencën e tij në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje”.

Berisha ndau një detaj nga firma e tij në procesverbalin e prezencës, duke e konsideruar si një tjetër shembull të kontrollit politik mbi drejtësinë. “Edhe një gjë, është shumë interesante të lexoni aty ku firmos unë dëshminë që unë erdha, aty thotë procesverbali nuk mund të bëhet asnjë vërejtje.”

“Edhe një gjë, është shumë interesante të lexoni aty ku firmos unë dëshminë që unë erdha, aty thotë procesverbali nuk mund të bëhet asnjë vërejtje.
Dhe unë pastaj bëj një fletë të veçantë ku i them: Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025.
Ky është mesazhi për Edi Ramën që lashë në tavolinë.Tani vazhdon.Ne jemi opozitë dhe për ne, beteja për votën e lirë është beteja e të gjithaArmiq të votës së lirë sot janë ministra, kriminelë të votës së lirë janë ministra dhe mbiministra”, u shpreh ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top