Berisha: Kredencialet e Ramës u dogjën para zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Partitë Popullore Evropiane në rezolutën e miratuar në Kongres bën thirrje për veprim BE, OSBE-së, KiE dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare demokratike të ndalojnë çdo lloj keqpërdorimi të pushtetit shtetëror.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

PPE në rezolutën numër 4 të votuar me emergjencë dje bën thirrje për veprim BE, OSBE-së, KiE dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare demokratike të ndalojnë çdo lloj keqpërdorimi të pushtetit shtetëror.

Blerjen e votës. Intimidimin e votuesve dhe manipulimin zgjedhor. Kërkon që zyra e prokurorisë të hetojë në mënyrë të plotë dhe në kohë para zgjedhjeve të gjitha akuzat që lidhen me krimet zgjedhore dhe të sjellë autorët para drejtësisë. E kuptoni vetë, Edi Ramën, Ulsi Manjën, etj me radhë.

Të sigurojë qasje të barabartë në media për të gjithë aktorët politikë dhe të ruajë mbikëqyrjen e pavarur zgjedhore. PPE gjithashtu bën thirrje institucioneve evropiane, OSBE/ODIHR dhe Këshillit të Europës të dërgojnë vëzhgues të tjerë afatgjatë në bashkitë me rrezik të lartë. Të dokumentojë dhe denoncojnë publikisht abuzimet zgjedhore në raportet përfundimtare.
Të aplikojnë mekanizmat e kushtëzimit brenda procesit të anëtarësimit në BE, pra kredencialet e Edi Ramës u dogjën përfundimisht, nëse shkeljet vazhdojnë.

Rezoluta përfundon: PPE do monitorojë nga afër me kujdes zhvillimet në Shqipëri. Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo rezolutë e votuar dje nga CDU, partia e kancelarit Merz dhe 82 parti të tjera, anëtare të PPE, vjen si diamanti në kurorë të tre rezolutave të tjera dhe Shqipëria bëhet vendi i vetëm që në harkun kohor 6-mujor, komuniteti ndërkombëtar lëshon 4 rezoluta për ndëshkimin e Edi Ramës.

Pra, siç e shihni, Edi Rama është delja e zezë e Europës në raport me zgjedhjet dhe drogën. De facto Edi Rama është sot delja e zezë e Europës. Ai, siç i quajti këto broçkulla, por këto janë të vërteta të cilat në mëyrë absolutisht nuk do i kapërdijë asnjë shqiptar dhe asnjë evropian. Pra, ky është Edi Rama, 8 ditë para zgjedhjeve. I nxirë siç është.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top