Berisha kërkon leje për të mos u paraqitur në SPAK, do të udhëtojë drejt Strasburgut

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë që të mos paraqitet në prokurorinë e posaçme. Mësohet se arsyeja e Berishës për paraqitjen e kërkesës është një udhëtim i planifikuar drejt Strasburgut, në Francë.

Po ashtu Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese që do shqyrtojë rekursin e tij kundër masës detyrim paraqitje. Në një shkresë drejtuar GJL, Sali Berisha kërkonte largimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top