Berisha: Kërkoj dorëheqjen e Ramës, se po bllokon heqjen e imunitetit të Ballukut

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi dorëheqjen e kryeminsitrit Rama me arsyetimin se, po bllokon dërgimin në Kryesinë e Kuvendit të raportit për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Në një deklaratë për median, Berisha tu shpreh se, raporti i komisionit parlamentar ndodhet prej më shumë se një jave në dorën e kryeministrit dhe nuk është futur në rendin e ditës së Kuvendit. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin në dorë fatin e tyre për të larguar qeverinë aktuale.

“Në emër të Partisë Demokratike ripërsëris kërkesën e prerë të dorëheqjes së Edi Ramës si uzurpator i postit të kryeministrit të vendit. Edi Rama qëndron në pushtet tërësisht mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve, në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me ligjet e vendit. Edi Rama qëndron në pushtet për të mbrojtur vjedhjet e qindra dhe miliarda eurove të shqiptarëve. Qëndron në pushtet i bindur se në momentin e parë të largimit nga ajo karrige, ai përfundon, në qoftë se për Lubinë u tha 36 vjet burg, u garantoj se për Ramën as 76 nuk mjaftojnë, për serialin e veprave penale.
Vetëm Porti i Durrësit është të paktën 60 vite burg. Le t’i lëmë mënjanë të gjitha.
Djegësi i Tiranës, pra ajo që thashë unë ishte me minimume.
Po Edi Rama meriton tre jetë t’i kalojë në burgje për vjedhjet që ka bërë.
Ndaj dhe ai, gjer në këtë moment që po jap konferencën, nuk ka dërguar në kryesinë e parlamentit raportin e tij për imunitetin e Ballukut.
Them raportin e tij se raporti është i anëtarëve të komisionit, por ai tregoi se aët do ta shoh unë dhe ai ka mbi një javë që e ka në dorë atë.
Pra është Rama vetë ai që bllokon dërgimin e raportit të anëtarëve të komisionit të partisë së krimit në kryesinë e parlamentit për t’u futur këtë të enjte në axhendën e parlamentit.
Siç e shihni të dashur qytetarë, gjithçka tregon se fati i Shqipërisë, fati juaj, fati i fëmijëve tuaj është vetëm në duart tuaja.
Jeni ju dhe vetëm ju që mund të çlironi këtë vend nga kjo organizatë kriminale që nga mëngjesi gjer në darkë vetëm vjedhin, përçmojnë, poshtërojnë shqiptarët.
Është sot më imperative se kurrë që shqiptarët të marrin në duar fatin e tyre, fatin e lirive të tyre, fatin e vendit të tyre.”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top