Berisha: Kemi bërë takime të shumta me diasporën në Greqi dhe Itali

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka theksuar se axhenda dhe vendi i takimeve të PD-së ende nuk janë përcaktuar, por ka shtuar se takimet vazhdojnë dhe janë zhvilluar një sërë takimesh në Greqi dhe Itali. Ai ka theksuar se PD e bazon aktivitetin e saj në shumësi takimesh me shpenzime të ulëta. Berisha ka deklaruar se procesi i takimeve do të fillojë shumë shpejt dhe se do të informojë mediat për datën e saktë të nisjes së tij.

“Nuk kam përcaktuar akoma axhendën e takimit dhe as vendit. Por takimet po vazhdojnë. Ne në tërësi e bazojmë në shumësi takimesh. Për shembull janë zhvilluar një mori takimesh në Greqi, në Itali dhe ne në këtë formë do të shkojmë. Nuk kemi ne buxhet për të kontraktuar salla 25-30 mijë eurosh. As të çojë bashkitë në krim elektoral të verbër, siç të bëri me Subashin e tij që është një kriminel elektoral i pakorrigjueshëm. Por po përdorim takime të shumta me shpenzime sa më të pakta……Do të fillojë shumë shpejt, sapo të filloj do të ju njofton. Kjo është përgjigja më e saktë. Faleminderit,” tha Berisha.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top