Kryetari i PD, Sali Berisha i ftuar në “Kjo Javë” në News24, foli për përgatitjet e opozitës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Berisha tha se sheh entuziazëm te shqiptarët e diasporës dhe ata brenda vendit. Berisha konfirmoi se nuk ka nisur lobimin për heqjen “non grata” pasi pret të kryhen ndryshimet në administratën e re amerikane.
“Unë do ta cilësoja këtë atmosferë të pashembullt që nga 1992, të tillë atmosferë shpërthyese, optimizëm dhe entuziazëm që kam gjetur te shqiptarët jashtë vendit dhe qytetarët e Shkodrës së fundit që nuk i kam përjetuar që prej 1992. Një atmosferë optimiste dhe vendosmëri e madhe për të ndarë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe që është narkodiktatura, nga ky regjim që po i varfëron dhe largon shqiptarët”, u shpreh kreu i PD.