Berisha jep një version të tijin se si Balluku shantazhon Ramën

Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama, po vepron me aeroportet njësoj si me inceneratorët.

Berisha risolli në vëmendje aeroportin e Kukësit duke theksuar se është totalisht jashtë përdorimit. Gjithashtu Berisha theksoi se kryeministri Rama është i zhytur në korrupsion dhe se Balluku i bën presion dhe zbulon versionin e tij se si e shantazhon Balluku-Ramën.

“Rreth 500 mln euro do të paguajnë taksapaguesit për shkak të babëzisë së Ramës dhe Ballukut. Shkoni pak në aeroportin e Kukësit, a ju kujtohet kur zbarkonte lubia me helikopter, erdha thoshte se duhet të bëj provë, para se të vinte aeroplani me qindra çuna nga Londra. Monstra të vërteta. Ku është sot aeroporti i Kukësit? Dikush më thotë se po shndërrohet me termocentral me panele diellor. Pra loja me aeroportet mes Ramës dhe Lubisë është lojë e turpshme por me pasoja shumë të rënda…Zbriti atje ajo me helikopter…për faqe të zezë, nxirrjani pak që mbrohet nga 3 mandate krimi. Nxirreni pak ta shohin shqiptarët mostrën e krimit. Aeroporti i Vlorës nuk duhet të ndërtohej kurrë aty, sepse shkatërron habitatin e flamingonve dhe zogjve të tjerë të asaj zone. Ndaj dhe ne e spostuam atë. I njëjti grup na tha ne, jo i thamë nuk ndërtohet aty.

Por ajo e merr çdo javë dhe i thotë 60 % je ti në dosjet e mia dhe ky sillet si Kostandini me Dhoqinën…Nuk e lëshon Dhoqina këtë….”, u shpreh Sali Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top