Berisha: Jam në konflikt të plotë interesi, kam një adhurim të pafund për të

Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar dhe anën e tij romantike teksa është pyetur për intervistën e fundit të bashkëshortes së tij Lirie Berisha. Gjatë konferencës për shtyp, Berisha falenderoi ‘Lolitën’ për iniciativën e saj. Ndërkohë që më tej u shpreh këtu është një konflikt interesi pasi ka një adhurim të pafund për bashkëshorten e tij.

“Së pari njëherë e falënderoj Lolitën për iniciativën e saj. Së dyti mos më pyet mua për Lilin, sepse jam në konflikt të plotë interesi, kam një adhurim të pafund për të, ndaj unë nuk mund të them,” tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top