Berisha: Iu kërkua gjykatësit kukull që të më rikthejnë në “arrest shtëpie”

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Pas daljes Berisha ka bërë një deklaratë për mediat teksa tha se SPAK kërkoi nga gjykatësi që atij t’i rikthet masa “arrest shtëpie” për shkak jo se prish provat, jo se ka ndonjë fakt, por sepse ka sulmuar gjykatësit dhe prokurorët. Berisha tha se ky është një moment dramatik pasi drejtësia fle mbi dosjet e krimit.

“Organizata kriminale kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berishës t’i rikthet masa “arrest shtëpie” për shkak jo se prish provat, jo se ka ndonjë fakt, por sepse ka sulmuar gjykatësit dhe prokurorët. Këtu ne arrijmë në një moment dramatik, në momentin kur këta kriminelë që flenë mbi dosjet e krimit dhe bashkëpunojnë me krimin vendosin të bëhen xhelatë të fjalës së lirë. Sali Berisha i ka sulmuar dhe do t’i sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin dhe kurrë njerëz të ndershëm njerëz që bëjnë ligjin”, tha Berisha ndër të tjera.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top