Berisha ironizon Ervin Hoxhën: Ministri i Brendshëm votohet si ylli i burgut

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në një konferencë për mediat nga ku foli për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Berisha ironizoi ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha teksa tha se ky i fundit është më i preferuari mes të burgosurve, pasi mori shumicë votash nga votuesit e burgjeve. Ai shtoi se këto zgjedhje dëshmojnë se sa më shumë vjedhin kryeministri Edi Rama me grupin e tij, aq më i fortë bëhet rezultati sepse krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.

“Unë kam sulmuar dhe do sulmoj dhe do shpall terroriste ato banda të cilat merren me rrëmbimin e votës. Nuk kam pasur asnjë të dhënë, se nuk kursej unë asnjë prej tyre. Por ama, për të sulmuar pa bazë, nuk sulmoj njeri. Dhe në qoftë se ndodh nga mosinformimi, unë të nesërmen kërkoj ndjesë. Unë nuk kam asnjë të dhënë, kam bërë fushatë atje dhe nuk kam pasur asnjë të dhënë se ata kanë shkuar me satër për t’u thënë që do u pres kokën nëse nuk bën këtë apo atë. Ka edhe të tjera banda në Shqipëri që nuk kanë pasur aktivitet elektoral.

A e morët vesh ju sa votuan në burgje? Ministri i brendshëm të gjitha votat me Ermonela Felajn në burg. A ka vend në botë që votohet ministri i brendshëm përveçse në Shqipëri? Se është bandit si ata se nuk ka mundësi. Kjo duhet të jetë temë në të gjitha studiot. Ministri i brendshëm votohet në burg si ylli i burgut. 99 përqind e të burgosurve votojnë për PS-në. Rroftë partia që na burgosi.

A e kuptoni ju se çfarë zgjedhjesh janë këto? Kjo është Koreja e Veriut. Prisni se do dëgjoni, por ama beteja për votën e shqiptarëve është betejë absolute. Do jetë betejë fitimtare. Edhe njëherë, thirrje popullit opozitar në protestë kundër këtyre zgjedhjeve të grabitura më shumë se kurrë ndonjëherë. Këto zgjedhje dëshmojnë se sa më shumë vjedhin Edi Rama me grupin e tij, aq më i fortë bëhet rezultati sepse krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top