Berisha: Irena Gjoka e GJKKO-së, është dënuar me 3 muaj burg nga Gjykata e Janinës

Kreu i PD, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK, në orën 09:00, në zbatim të masës “detyrim paraqitjeje” dy herë në muaj për aferën Partizani.

Po sot, në orën 11:30, pritet të zhvillohet edhe seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo të kësaj dosjeje.

Ai publikoi për herë të parë, atë që sipas tij është dokumenti i Gjykatës së Janinës për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka.

“Të dashur qytetare shqiptarë, do të mësoni se njeriu që kryeson gjykatën speciale të shqiptarëve ishte një delinkuente e pafytyrë, e pamoral e pa karkater e dënuar me burg në vendin fqinj dhe përdorur si skllave nga Edi Rama dhe regjimi aktual. Irena me pese mbiemra e përfolur për ryshfete gjysëm milionshe jo në një, por ne disa raste rezulton se ne tinin 2005 është dënuar nga kolegji penal I Janinës me burg dhe gjobë. Kjo monstër në vend se të vuaj dënimet është lartësuar në kryetaren e Gjykatës Speciale nga Edi Rama, Taulant Balla dhe përdorur në shkallë ekstreme nga Altin Dumani. Nga 2005 ligji behet e pavlefshëm absolutisht çdo vendim të saj në përputhje me vendimet e gjykatës së Strasburgut”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top