Berisha: Ilir Vrenozi është star-i i kësaj fushate, e dërrmoi Ramën

Kryetari i PD, Sali Berisha i pyetur në konferencën me gazetarët për personazhin demokrat të rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi, tha se ai është tashmë “star”-i i kësaj fushate.

Ai e cilësoi ndërveprimin e tij me kryeministrin Edi Rama si “epik”, ndërsa e krahasoi atë me betejën biblike mes Davidit dhe Goliathit.

“Ilir Vrenozi ishte epik. Zhvilloi një betejë si Davidi me Goliathin, E kllaposi Ramën, e dërrmoi.

Rama shkoi me atë mentalitetin anadollak për ta blerë, por ai i dha një përgjigje që Rama s’e ka parë ndonjëherë.

Rama nuk ka turp. Vrenozi është faktikisht stari i kësaj fushate”, tha Berisha.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top