Berisha: Ilir Metës po i bëhet terror psikologjik në burg

Pasi e quajti Ervis Salianjin të burgosur politik, Sali Berisha ngrejti dhe shqetësim për Ilir Metën. Sipas Berishës, ish-Presidentit po i bëhet terror.

“Krahas saj, dua të denoncoj këtu para jush qëndrimet e terrorit psikologjik ndaj të burgosurit tjetër politik, ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta, gjatë këtyre ditëve në vazhdim.

Me urdhër të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës, banditë me uniformë në burgun e Fierit kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës sepse ai ka dhënë një intervistë në media, ka ushtruar të drejtën e fjalës së tij.

Ky akt i shëmtuar i ndëshkimit për fjalën e lirë tregon tmerrin që Edi Rama ka për krimet politike që ka kryer.

Banditë me uniformë në zbatim të urdhrit të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës kanë shkuar gjer aty sa nuk i kanë lejuar takimin me familjarët duket pretenduar se janë 4 dhe mund të futen vetëm 3, dhe akte të tjera.

I kanë hequr telefonin dhe të drejtën e komunikimit sepse, sipas tyre, ka komunikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë së tij.

Këto janë akte jashtëzakonisht të rënda të një narkoshteti që nuk ndodhin as në burgjet e Bjellorusisë apo Rusisë.

Këto ndodhin vetëm në Venezuelën e Maduros, ndaj dhe Edi Rama është një Ramaduro.” – u shpreh Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top