Sali Berisha ka denoncuar zhdukjen e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, ëngjëll Agaçi në kundërshtim me atë që thotë kryeministri Rama se ai ka kaluar një sëmundje të rëndë.
Sipas Berishës të dhënat për Agaçin “nuk tregojnë as spital, as klinikë, përkundrazi nga Roma vijnë fotografi në kafene”, duke e përshkruar atë si një person në arrati.
Berisha tha se Agaçi ka 1 muaj që është zhdukur, ndërsa po të ishte ndryshe, do të tregohej të paktën spitali ku kurohet.
“Tani historiku i Engjëll Agaçios, ai ka një muaj që është zhdukur, është zhdukur. Nuk tregojnë as spital, as klinikë, përkundrazi nga Roma vijnë fotografi në kafene. Po të ishte se, është e vërtetë, ai tregon spitalin, klinikën. Të pyes pak unë këtu Edi Ramën. Po zotrote kur hoqe zorrën qorre, ç’të shtyu ty të botosh fotografinë ditën e dytë të operacionit, apo ditën e parë? Pse ti operacionin në trupin tënd nuk e mbajte sekret, por e nxorre në publik dhe na mbajte dy javë rresht zorra qorre, sa të doli në gojë? Kurse tani për Agaçion, sekret spitali, sekret largimi dhe jo vetëm kaq”, tha Berisha.
Kryeministri Edi Rama reagoi për këtë çështje sot duke i kthyer përgjigje Berishës se Agaçi ndodhet në një spital në Itali, ku po lufton me jetën. Rama mohoi edhe akuzat për “kontroll në Kryeministri” apo “sekuestrimin e laptopit të Agaçit”.
“Si pasojë e një bllokimi të arterieve koronare, u operua në zemër dhe pas operacionit pati një ndalesë dramatike pulmonare, dalje të mushkërive nga funksioni. Gjë që imponoi aparaturat e frymëmarrjes së drejtuar. Pas një periudhe shumë të vështirë në reanimacion, ku disa ditë mjekët italianë rezervoheshin të jepnin çfarëdolloj sigurie se do të dilte nga situata e rëndë, ai vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e tyre. Për të rehabilituar mushkëritë e lënduara rëndë! Është e hatashme se megjithëse Kryeministria ka bërë njoftim publik, ca qime e ca jargë të bufit të folesë së tij, i sëmuri që lufton për jetën andej është bërë mish për qofte i klubeve të natës, ekran më ekran këtu, vetëm e vetëm se u fut në gojën e mendertë të bufit të kënetës, një katran me bojë i mirënjohur”, deklaroi kreu i qeverisë.
Wngjwll Agaçi u thirr nw SPAK rreth njw vit mw parw pwr tw dhwnw llogari pwr aferwn e inceneratorit tw Tiranws. Sekretari i pwrgjithshwm i kryeministrisw wshtw njw nga pwrgjegjwsit pwr bonusin qw iu dha kompanisw sw Klodian Zotos dhe Klodian Mwrtirit nga qeveria, ndwrkohw qw kjo kompani nuk ishte krijuar akoma. Po ashtu, ai wshtw nw krye tw mekanizmit juridik qw bwri tw mundur kalimin e 17 procedurave brenda një dite në gjithë institucionet, një ditë para se të mbahej mbledhja e Këshillit të Ministrave dhe të miratohej aty draft kontrata për inceneratorin e Elbasanit.