Berisha hyn në Kuvend: Ky është një akt në një mjedis jolegjitim, por jemi në betejë!

Në ditën e seancës së parë të legjislaturës së re, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Kuvend duke dhënë një deklaratë të fortë për mediat, në të cilën ka theksuar jo-legjitimitetin e parlamentit të ri, por edhe vendosmërinë e opozitës për të vazhduar betejën politike.

“Ky është një akt absolutisht në një mjedis jo legjitim,” tha Berisha, duke iu referuar pjesëmarrjes së deputetëve të PD-së në seancën plenare. Sipas tij, megjithë mungesën e legjitimitetit, ky është një hap strategjik në kuadër të përpjekjes më të fuqishme që Partia Demokratike ka ndërmarrë ndonjëherë.

Kreu i opozitës akuzoi parlamentin e ri si të dalë nga zgjedhje farsë dhe të kapur nga interesat kriminale:

“Ky parlament nuk është legjitim, është i karteleve të drogës dhe miliarda eurove të vjedhura shqiptarëve. Është parlamenti i dhunimit të fjalës së lirë dhe farsës elektorale,” deklaroi ai.

Berisha theksoi se pavarësisht kundërshtimit të thellë ndaj sistemit aktual, PD po hyn në Kuvend për të zhvilluar betejën e saj politike nga brenda institucioneve, duke e konsideruar këtë si një strategji të qëllimshme.

“Në këtë aspekt, hap më jolegjitim se kjo që po bën PD sot nuk ka, por ne kemi betejë dhe do vijojmë këtë betejë deri në realizimin e qëllimeve,” përfundoi Berisha.

Fjala e plotë:

Ky parlament është jolegjitim, ky është parlamenti i karteleve të drogës, ky është parlamenti i miliarda eurove të vjedhura të shqiptarëve, ky është parlamenti i dhunimit të fjalës së lirë, të farsës elektorale.

Pra në këtë kontekst hap më legjitim se kjo që bën sot PD nuk ka por ne e kemi betejë.

Ne zotohemi të vazhdojmë këtë betejë me të gjitha forcat tona gjer në realizimin e tij…

… Unë jam i bindur që Edi Rama do të bëjë gjithçka për të fshehur krimet e tij, por detyrimi ynë dhe vendosmëria jonë është absolute. Ne do bëjmë gjithçka për të nxjerrë në dritën e diellit, krimet e shëmtuara të tij…

… Mendoj se fitorja vjen vetëm me betejë, me luftë me përpjekje dhe jo me tërheqje.

Tani se si mund ta kishim në shumë forma, por ju garantoj se kjo është prova e ekzistencës së opozitës dhe ekzistencës së demokracisë në Shqipëri.

Shikoni, nuk është një çështje këtu se, opozita është në këtë apo atë situatë, demokracia shqiptare është në agoni, shteti ligjor është zëvendësuar me shtetin e mafias.
Këtu çdo qytetar shqiptar që do të jetojë me ndershmëri dhe dinjitet është në një diktaturë autoritare.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top