Partia Demokratike ka filluar të hedhë fishekzjarre menjë herë pasi ka mbyllur procesin e referendumit të brendshëm, ku 37341 anëtarë votuan për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të forcës më të madhe opozitare në vend. Ndonëse është vështirë të kuptohet sensi i kësaj feste për një garë me kandidat të vetëm, qëllimi i saj mund të ketë qenë shuarja sa më parë e zërave që kanë tentuar ta bëjnë pis atë.
Që gjatë procesit të votimit, Ervin Salianji tashmë i përjashtuar, botoi disa fletë votimi ku figuronte emri i tij, ndonëse normalisht atij i ishte mohuar gara.



“Braktisje totale e farsës për të uzurpuar PDSh! Demokratët përbuzën dhe poshtëruan provokimin për gjasme zgjedhje; pjesëmarrja ne degët qendër qarku deri në përfundim në orën 18:00. Tani teatri me shtyrje orari ishte i tepërt, votojnë miliona shqiptarë dhe nuk shtyhet si mund të shtyhet tek degët e mëdha që në total kanë as 20.000 votues sipas uzurpatorit por ndërkohë nuk kanë votuar as 4000 gjithsej!”, tha Salianj.
Sali Berisha do të jetë kryetar i PD deri në 2030 duke u bërë kështu lideri më jetëgjatë i një përtie në demokraci.