Berisha: Erion Veliaj të lejohet të flasë para Këshillit Bashkiak!

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me mbledhjen e së martës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku pritet të vendoset për shkarkimin e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj.

Berisha tha se këshilltarët e opozitës kanë qenë të parët që kanë kërkuar me ngulm largimin e Veliajt dhe se vota e tyre është e garantuar për shkarkimin. Megjithatë, sipas tij, Veliaj duhet të ketë mundësinë të flasë para Këshillit, duke hedhur edhe një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Erion Veliaj të lejohet të flasë para Këshillit Bashkiak. Këshilltarët tanë janë të parët që kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur shkarkimin e tij. Nuk ka diskutim se vota e tyre është automatikisht për shkarkimin. Por në qoftë se Edi Rama nuk ka frikë nga Erion Veliaj, se i nxjerr krimet e tij, ta lërë të flasë aty. Të jeni edhe ju mediat aty dhe të flasë,” deklaroi Berisha.

Deklarata e tij vjen në një moment kur Veliaj, përmes një kërkese drejtuar Këshillit Bashkiak, ka shprehur dëshirën të jetë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e 23 shtatorit. Këshilli i ka kthyer përgjigje duke i thënë se, nëse nuk mund të marrë pjesë, mund t’i dërgojë me shkrim “observacionet” e tij, të cilat do të administrohen gjatë mbledhjes.

Veliaj ndodhet në qeli prej muajit shkurt, i akuzuar nga SPAK për shpenzimet e të shoqes dhe disa shuma parash që ajo i ka marrë disa ndërtuesve në Tiranë. Ndërkohë, opozita kërkon që procesi i shkarkimit të mos kthehet në një farsë proceduriale, por në një mundësi që ish-kryebashkiaku të flasë publikisht për akuzat dhe të paraqesë pretendimet e tij kundër vendimit të partisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top