Berisha emëron në postin e rëndësishëm në PD gjeneral Piro Ahmetajn

Sali Berisha ka emëruar Gjeneralin në Rezervë, Piro Ahmetaj, si “Koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s” në Partinë Demokratike.

Zyra e shtypit të PD-së raporton se gjeneral Ahmetaj, është një ushtarak me ekperiencë dhe kontribute të spikatura në reformat te sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, procesin e anëtarësimit si dhe në marrëdheniet me ShBA/NATO.

36-vjet nën uniformë, Gjeneral Ahmetaj ka shërbyer në nivelet më të larta ushtarake dhe përfaqësuese të vendit, si Zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm, Këshilltar i Presidentit dhe themelues i Përfaqësisë Kombëtare në Komandën Supreme të NATO-s. Pas daljes në rezervë në 2020 u angazhua, si këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD.

Ai mbetet zë i njohur në komunitetin e sigurisë kombëtare në rajon dhe në selitë e sigurisë në Washington, Bruksel dhe Kolegjin e NATO-s, ku është diplomuar.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top