Berisha e quajti kriminel në Kukës, Majko takim me Spiropalin: Jam gati të heq dorë nga imuniteti

 

Deputeti i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht drejtuesi politik për qarkun e Tiranës, Pandeli Majko ka reaguar përsëri për akuzat që lideri i PD, Sali Berisha hodhi në drejtim të tij ku thonte se Majko është përgjuar nga SHISH, teksa në bisedë tavoline bënte pazare me eksponentë të krimit për shitblerje votash në qarkun e Kukësit.

Pandeli Majko ka mohur tërësisht këto akuza ndërsa gjatë reagimit të bërë ditën e sotme teksa njoton për takimin e zhvilluar me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka deklaruar se është i gatshëm që të dorëzojë çdo imunitet parlamentar me qëllim hetimin e çështjes së ngritur pas akuzave të Berishës.

Gjithashtu Majko thotë se i ka kërkuar Spiropalit që t’i kërkojë informacion Shërbimit Informativ lidhur me aludimet e deklaruara gjatë ditës së djeshme nga Sali Berisha.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top