Berisha: Dumani e amnistoi Veliajn, sot pranoi se është bashkëpunëtor me ta

Ish-kryeministri Sali Berisha i kushtoi një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij, thirrjes në SPAK të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

“Ju e dëgjuat vetë se si Erion Veliaj u tha shqiptarëve se isha te kolegët dhe bashkëpunëtorët dhe se i përgëzoj se po punonin mirë. Pra, kryehajduti i Tiranës shkoi te Skapi i partisë si kryeinspektori i drejtësisë. E kuptoni ju vetë se çfarë poshtërimi i bëri ky Skapit të partisë.

Ky kryehajdut i bashkisë. Por mos harroni se ky e shprehu haptas: isha te bashkëpunëtorët. Nuk ka të vërtetë më të madhe, vjedhjet i kanë të përbashkëta. Bashkëpunimi i tyre i vetëm është vjedhja, abuzimi dhe mbrojtja e krimit” – tha Berisha.

Sipas ish-kryeministrit SPAK e ka amnistuar Veliajn nga afera e inceneratorëve.

“Erion Veliaj është i amnistuari i madh i Altin Dumanit dhe organizatës së tij kriminale. Ai u thirr sot atje falë meritës suaj, sepse Dumani e di se po i vjen shpejt radha. Erion hajduti është njeriu që me firmë të tij ka vendosur për ndërtimin e djegësit të Tiranës.

Erion hajduti ka dërguar 5 shkresa në Ministri të Financave për djegësin. Erion hajduti me hajdutët e tij është pronari i djegësit të Tiranës. Erion hajduti ka propozuar bonusin me 8 pikë për kompaninë që nuk ekzistonte.

Të gjitha këto i ka shkruar vetë Dumani në aktakuzën që i bën Arben Ahmetajt. Por, i përdor për të arrestuar Arben Ahmetajn, se kur vjen puna te dosja e Bashkisë së Tiranës, Altin Damani nuk guxon të përmende një herë të vetme emrin e Erion Veliajt.

Erion Veliaj i thotë Arben Ahmetajt se do paguajë bashkia shpenzimet për djegësin. I shkruan Arben Ahmetajt me kompetenca që nuk i kishte se këshilli është dakord, në një kohë që nuk e kishte mbledhur këshillin kurrë.

Por me këtë falsifikim, Erion hajdutin e fali, e amnistoi Altin Dumani, Altin Veliaj, në këtë kohë kur këto argumente i përdori për të arrestuar Arben Ahmetajn që e kundërshtoi 5 herë Erion Veliajn” – tha ndër të tjera Berisha.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top