Berisha: Do bëjmë gjithçka për rivendosjen e sigurisë ushqimore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se do të bëhet gjithçka për rivendosjen e sigurisë ushqimore në vend. Berisha tha se kjo do të arrihet duke bërë një luftë të vendosur dhe me zero tolerancë ndaj korrupsionit.

Gjatë fjalës së tij në takimin për sigurinë ushqimore, ai theksoi nevojën e një bashkëpunimi të ngushtë ndërkombëtar dhe të krijimit të kushteve të përshtatshme për kontrollin e ushqimeve në të gjitha pikat doganore të Shqipërisë.

Berisha tha se programi i koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është transformues për bujqësinë dhe blegtorinë, dhe synon sigurinë ushqimore si për tregun e brendshëm, ashtu edhe për eksportin.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Do ketë kushte të përshtatshme, të kontrolluara në të gjitha pikat e hyrjes në doganat në Shqipëri, të cilat janë të domosdoshme dhe që sot pothuajse ekzistojnë formalisht ose nuk ekzistojnë. Bashkëpunimi ndërkombëtar është shumë i domosdoshëm, binjakëzimi me agjencitë prestigjioze. Ka një problem, ky institucion siç e kemi ngritur ne, nuk ka një traditë të hershme siç e kanë vendet e tjera që e kanë 50-vjeçare apo 80-vjeçare. Është e domosdoshme që edhe ne këtu të bashkëpunojmë me institucionet analoge të Gjermanisë, Kroacisë, të këtyre vendeve që kemi përreth për ta bërë institucion sa më performues dhe sa më serioz.

Ne siç kemi shpallur, kemi një program transformues për bujqësinë dhe blegtorinë, por ky program kërkon me çdo kusht transformimin më sigurinë ushqimore, qoftë për tregun e brendshëm, qoftë për eksportin. Se lajm më të keq nuk ka për tregun se sa të kthehen eksportet tona. Kthimi i eksporteve është goditje e besimit ndaj prodhimeve shqiptare, të cilat janë shumë të mira. Siç ndodhi me turistët, le ç’thonë shifra këta, por vjet absolutisht gjer në fund të gushtit plazhet e Shqipërisë nuk kanë pasur kurrë as një të tretën se kërcitën çmimet e larta. Se u përhap ajo dhe hajde riktheje mendimin. Se del njëherë Shqipëria, dy herë, tre herë, lëre thonë, mos blej aty.

Vërejtjet dhe sugjerimet tuaja shumë të drejta departamenti do i përfshijë në projekt dhe ne do bëjmë gjithçka për rivendosjen e sigurisë ushqimore duke bërë një luftë me zero tolerancë ndaj korrupsionit. Dhe duke e vendosur këtë fushë në transparencë të plotë, në administrim të njerëzve kompetentë, të specialistëve të shquar. Në këtë mënyrë ne bëjmë jetën e qytetarëve shqiptarë më të sigurt, bëjmë gjithashtu edhe prodhimet shqiptare më të pranueshme nga tregu shqiptar dhe tregu botëror. Made in Albania është krenaria jonë kombëtare për një Shqipëri Madhështore.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top