Berisha-diplomatëve: Popujt tuaj kur gjenden para një padrejtësie, i japin përgjigjen e merituar cilitdo!

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka reaguar lidhur me qëndrimet e diplomatëve të akredituar në Tiranë, të cilët janë shprehur të shqetësuar lidhur me djegien e karrigeve nga deputetët demokratë, në hyrjen e parlamentit, gjatë pasdites së të hënës.

Ambasadori i BE-së në Tiranë dhe më pas Ambasada e SHBA kanë kërkuar nga palët që të ulen të dialogojnë, ndërsa theksojnë se akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik.

Por Berisha në reagimin e tij solli në vëmendje reagimet që bëjnë popujt e vendeve partnere të Shqipërisë, kur u cënohen të drejtat.

“PD ka respekt për partnerët ndërkombëtarë, por ka respekt edhe për popujt e vendeve partnere, të cilët sa herë gjenden përpara një padrejtësie, i japin përgjigjen e tyre të merituar cilitdo. Kjo është edhe përgjigjja ime.

Në qoftë se unë vërtet në fjalën time kërkova që të mos heshtin para dhunës politike që është forma më e egër e dhunës, përpara burgosjes së një njeriu, i cili edhe njëherë, nuk mbrojti vetëm interesat e shqiptarëve, por edhe të qytetarëve të BE, për aq sa është Italia një vend kryesor i BE.

Por, edhe për aq sa administrata e SHBA dhe vendeve të tjera është e interesuar për prerjen e lidhjeve të politikës me krimin dhe luftën kundër kriminalitetit. Natyrisht unë jam i vetëdijshëm për fuqinë e jashtëzakonshme korruptive, siç është faktuar, të kreut të narkoshtetit. Por prapë, interesat nuk mund t’i korruptojnë.

Thirrja ime kishte të bënte me interesat e përbashkëta, me vlerat e përbashkëta që ne ndajmë me partnerët. Por secili përcakton qëndrimin e tij”, tha Berisha.

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top