Berisha dhe mbështetësit e tij zhvendosen te selia e PD-së: Protesta në çdo skaj të vendit

Pasi mbylljes së protestës para Gjykatës së Lartë, Berisha dhe mbështetësit e tij kanë shkuar në selinë e PD-së. Berisha tha se sot nis një kapitull i ri dhe se protestat tani do të përhapen në çdo skaj të vendit.

“Sot në betejën tonë pa kthim kundër diktaturës, çelëm një faqe të re, sot ne nisëm protestën kundër institucioneve të shndërruara në armë të diktaturës.

Kjo protestë, e para në 32 vite pluralizëm para gjykatës supreme, e cila ka shënuar me qëndrimet e saj një tradhti të lartë kombëtare ndaj ligjit, shënon vetëm fillim e betejave tonë. Rama kërkon të zhdukë PD, por në do i qëndrojmë dhëmbë për dhëmbë. Protestat do përhapen në gjithë vendin dhe do përqendrohen para institucioneve të krimit, në çdo skaj të vendit. Para kryeministrisë, në çdo skaj të vendit, për të mbrojtur liritë tona. Ju jam shumë mirënjohës se keni lënë çdo gjë dhe jeni këtu si luftëtarë lirie. Ju garantoj se shumë shpejt ky fillim do të shndërrohet në një ortek të fuqishëm. Sot ju vrarë frikën e shqiptarëve për të protestuar para atyre organeve që janë shndërruar në vrasës të ligjit. Organe që shndërrohen në hanxhar në duart e diktatorit. Fillimi është jashtëzakonisht premtues. Fillimi ynë është shpresa e shqiptarëve. Çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë do të bëjë gjithçka që të ecim drejt fitores”, tha Berisha.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top