Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra përmes një postimi në Facebook ndaj thirrjeve antishqiptare të bëra gjatë një ngjarjeje në qytetin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut, duke i cilësuar ato si shfaqje të një nacionalizmi primitiv dhe akt racist kundër shqiptarëve.

“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë si dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundër etnisë shqiptare në shekuj e mijëvjeçarë në trojet e veta,” shkruan Berisha, duke e cilësuar ngjarjen si sulm jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj rendit kushtetues të Maqedonisë së Veriut.

Berisha shprehu gjithashtu mbështetjen e Partisë Demokratike për qëndrimin e mbajtur nga forcat politike shqiptare dhe autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj këtyre incidenteve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top