Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga selia blu dhe po shkon drejt Kryeministrisë. Aty po mbahet protesta e radhës e opozitës. Ai është shoqëruar nga mbështetës demokratë dhe nga deputetë që ishin mbledhur para selisë blu.
Ndërkohë qytetarët janë mbledhur pranë kryeministrisë. Disa prej tyre kanë zgjedhur mënyra unike për të treguar revoltën e tyre.