Berisha del nga banesa dhe i drejtohet SPAK, do të pyetet për herë të parë si person nën hetim

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka dalë nga banesa, i është drejtuar sot ambienteve të SPAK, ku është thirrur për t’u marrë në pyetje në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’, si person nën hetim.

Mësohet se seanca është caktuar në orën 10:00, ndërkohë që Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar ndodhet në masën e ‘arrestit shtëpiak’. Në mbështetje të tij kanë shkuar qytetarë dhe deputetë të opozitës.

Kjo do të jetë hera e parë që Berisha shkon në SPAK për t’u marrë në pyetje për këtë çështje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top