Berisha: Daniel Shima dinte lidhjet e Gerond Meçes, u torturua me shkop bejzbolli

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për gazetarët pasi doli nga SPAK u ndal edhe te zhdukja e ish-zëvendës Drejtorit të AKSH-it Daniel Shima për rreth 10 orë. Lideri i opozitës theksoi se AKSH-i është shpallur botërisht si kopshti personal i kryeministrit Edi Rama, bashkëshortes së tij dhe baxhanakut. Ndër të tjera kryedemokrati theksoi gjithashtu se Daniel Shima dinte lidhjet e Gerond Meçes që u torturua me shkop bejzbolli.

“AKSH-i është shpallur botërisht si kopshti personal i Edi Ramës, bashkëshortes së tij dhe baxhanakut. Janë publikuar nga mediat dokumente biseda e Gerond Meçes që hiqej si padron i AKSH-it për lidhjet me Frangun. Shkon dhe bisedon Gerondi, ai tjetri i thotë më ndihmo të fitoj një tender, sepse ka të dhëna të qarta që t’i e dominon krejtësisht AKSH-in dhe ABS është kompania e baxhanakut.

Që Armand Frangu u përmend për 60 mln euro kjo është e zakonshme. Tani doli se një prokuror që e ka emrin Vladimir Mara, kishte dosjen ku ishte regjistruar edhe ndërhyrja e Lindës. Tani kërkojnë Marës të zhdukë regjistrimet, por në fakt ekziston një kopje. Një njeri që i dinte të gjitha ishte Shima. Cili zyrtar i lartë është kërcënuar personalisht nga Rama? Shima është nga të paktët. Asnjë gazetar nuk ka arritur ti marrë një deklaratë. Nuk i beson askush deklarata e tij se u zu me partneren. Qytetari digjital thotë se u torturua për orë të tëra me shkopa bejzbolli,” tha Berisha.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top