Berisha: Çdo demokrat duhet të shprehet i lirë, por brenda forumeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në foltoren e PD-së, për ambiciet e PD-së. Ai tha se PD është dhe do të mbetet parti e hapur.

Ndonëse nuk foli drejtpërdrejt për takimet e ish-deputetit Ervin Salianji me demokratët në Durrës, Berisha dha një mesazh të qartë, që PD është parti e hapur por me rregulla, teksa theksoi se takimet jashtë forumeve konsiderohen private.

“Ne jemi dhe do mbetemi parti e hapur, absolutisht parti e fjalës së lirë dhe mendimit të lirë. Në këtë parti, çdokush do të ketë të drejtë të votojë kundër. Por, si çdo parti tjetër, është një parti me rregulla që vendosen bashkarisht dhe nuk mundesh kurrë të imponohesh në atë mënyrë. E kam fjalën këtu secili nga demokratët çfarëdo lloj gjëje që duhet të ketë, duhet ta thotë pa asnjë ndrojtje, por brenda forumeve”, tha kreu i PD-së.

Sali Berisha: PD mund ta forcojmë, mund ta ripërtërijmë, mund ta konsolidojmë, vetëm kur çdonjëri ta ketë çështje këtë problem. Janë propozimet tuaja, kritikat tuaja, sugjerimet tuaja, tërheqja e vlerave nga secili prej jush këtë parti, ato që do e ngrenë këtë në lartësinë e përmbushjes së një misioni historik, e vetmja forcë politike në Europë që përmbysi dy diktatura, dhe kjo do jetë PD. Ne jemi dhe do mbetemi parti e hapur, absolutisht parti e fjalës së lirë dhe mendimit të lirë. Në këtë parti, çdokush do të ketë të drejtë të votojë kundër. Por, si çdo parti tjetër, është një parti me rregulla që vendosen bashkarisht dhe nuk mundesh kurrë të imponohesh në atë mënyrë. E kam fjalën këtu secili nga demokratët çfarëdo lloj gjëje që duhet të ketë, duhet ta thotë pa asnjë ndrojtje, por brenda forumeve.

Secili demokrat do të ketë të drejtë të votojë këdo, i lirë, por secili demokrat e ka detyrim që tani të mendojë se atë proces që zbatuam së bashku ta përsosim, si t’i bëjmë ato lista. Listat janë tuajat, nuk janë të Tiranës. Nuk mund të bëjë Tirana lista. Si t’i bëjmë këto lista më të besueshme ndaj secilit prej nesh? Si të afrojmë ne, çdonjëri prej nesh, një vajzë, një djalë, një burrë, një grua me vlera, që e njeh, e të thotë Hajde. Ne po shkojmë drejt shuarjes si komb, po nuk morëm masa urgjente.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top