Berisha: Beteja jonë vazhdon në parlament, rreth tij, jashtë tij dhe kudo

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Kuvendi duhet të rikthehet në rolin e tij kushtetues si institucion që përfaqëson vullnetin dhe lirinë e qytetarëve. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se beteja e opozitës nuk do të kufizohet vetëm brenda sallës së parlamentit, por do të shtrihet edhe përreth tij, jashtë institucioneve dhe në çdo hapësirë ku, sipas opozitës, cenohet demokracia.

Berisha u shpreh se opozita ndodhet në një moment më të përgatitur dhe më të vendosur se kurrë më parë për të nisur një përballje të drejtpërdrejtë politike. Ai theksoi se tensionet dhe ngjarjet e fundit në Kuvend janë pasojë e mbylljes së çdo hapësire institucionale për deputetët opozitarë.

Sipas tij, pasi kryeministri ka siguruar kontrollin mbi pushtetin gjyqësor përmes Gjykatës Kushtetuese, hapi i radhës ka qenë marrja e kontrollit mbi parlamentin.

DEKLARATA:

Parlamenti do shndërrohet në tempullin e lirisë të shqiptarëve, siç është në Kushtetutë. Beteja jonë vazhdon në parlament, rreth tij, jashtë tij dhe kudo. Thashë, kurrë ndonjëherë nuk jemi gjetur kaq rrugështruar dhe punëmbaruar, po të themi këtu, si kësaj here, për të nisur betejën tonë. Në parlament, ajo që patë ju, erdhi pasi u mbyll çdo hapësirë ndaj deputetëve të opozitës. Mbrapa çfarë ndodhi?

Edi Rama, pasi mori pushtetin gjyqësor me Gjykatën Kushtetuese, mori parlamentin. Bllokoi heqjen e imunitetit, duke shkelmuar me të dy këmbët rregulloren e parlamentit, e cila në mënyrë laksative detyron kryetarin e parlamentit, që sapo të marrë kërkesën për heqjen e imunitetit apo arrest të deputetit apo ministrit, t’ia dërgojë këtë kërkesë komisionit të imunitetit të mandateve.

Dhe komisioni shqyrton kërkesën dhe është i detyruar, sipas rregullores, brenda dy javëve, të paraqesë raportin në seancën e parë si pikë të parë të rendit të ditës. Edi Rama, në mënyrë që nuk ka ndodhur kurrë, i tmerruar, pezulloi punimet e këshillit të mandateve, pezulloi papritmas punimet, nuk caktoi datë tjetër për t’u mbledhur këshilli, dhe deklaroi se ajo çështje kalon kur të dojë ai, pas vendimit të gjykatës që i dha licencën për të vjedhur Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, i dha licencën për të kërcënuar dëshmitarët, për të falsifikuar dhe manipuluar dokumentet. Prandaj thashë, janë bërë të gjitha. Jemi tani, më të kthjellët se kurrë…

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top