Berisha: Basha në mision si peng i vërtetë, Rama ia pret fletën e arrestit kur të dojë

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i ka hapur derën e bashkëpunimit Gazment Bardhit, për të cilin tha se me grupin tjetër të PD shpreson të gjejë mirëkuptim.

Nga ana tjetër ai në mënyrë kategorike përjashtoi bashkëpunimin me Bashën, për të cilin tha se është peng i Ramës.

“Unë shpresoj që me grupin tjetër (të Gazment Bardhit) do gjejmë mirëkuptim të plotë. Ata kanë mbajtur qëndrim të drejtë ndaj primareve.

Kurse me pengun e Edi Ramës vetëm kur të pranoj Edi Ramën në koalicion apo në bashkëpunim mund të pranoj pengun e tij. Lul Basha është në një mision si peng i vërtetë si një njeri që Rama kur të dojë i pret fletën e arrestit me afat burgimi minimumi 6-vjeçar. Nuk mund të ketë. Është shndërruar në një vegël të verbër të Edi Ramës.” – u shpreh Berisha.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top