Berisha: Basha gjoba ndërtuesve, kemi shumë diferencë!

Sali Berisha u pyet në konferencën e sotme se ku ndryshon opozita e tij me atë të Lulzim Bashës dhe në përgjigje e ka akuzuar ish-benjaminin e tij për gjobvënie ndaj ndërtuesve. Berisha përmendi rastin e një ndërtuesi, që sipas tij, Basha i kishte vënë gjobë për t’i marrë disa vila.

“E dëgjuat historinë e kullave? Ky i kishte vënë gjobë atij, prandaj e sulmonte. Apo, e theksova edhe mbrëmë, Papulin? Papulin e paska sulmuar nja dy-tre herë në parlament Paplulin se po ndërtonte ai kulla. Kur del, shkon dhe merr dy-tre vila te Papuli!

Ndryshimi është si nata me ditën. Ai është një fatkeqësi për opozitën. Nga ta dinin demokratët se ka një njeri të tillë?! Nga ta dija unë se ai ishte i tillë?! Tani dalin gjërat”, vërejti kryedemokrati.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top