Berisha: Analiza për 14 majin po ecën ngadalë

Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po kërkon t’i imponojë shoqërisë si drejtues opozite, Lulzim Bashën. Duke folur nga mbledhja e kryesisë së Rithemelimit, Berisha tha se “Edi Rama do të kontrollojë çdo gjë, të gjitha pushtetet në këtë vend. Ka krijuar atë që në gjuhën popullore quhet shpif-opozitë. Në gjuhën aktuale, fake-opozitë. Përdor një peng të shpërfytyruar nga çdo lloj integriteti moral, politik, njerëzor, të çfarëdollojshëm, që quhet Lul Brava. Dhe do t’ua servirë shqiptarëve këtë, si opozitarin e tij”.

Berisha pranoi gjithashtu se analiza për humbjen e 14 majit në bazë është duke ecur me ritme të ngadalta.

“Ne nisëm analizën në parti, ritmet e kësaj analize janë të ngadalta. Por analiza është e domosdoshme për të paraqitur para mbështetësve tanë tabllonë e vërtetë të farsës elektorale maj 2014. Jo rrallë dëgjon fjalët “ne i dime problemet”. Ne punojmë me durim dhe ata të cilët krejt të qartë nuk e kanë, edhe për ata që thonë “Edi Rama i vjedh por i fiton zgjedhjet”. Procesi i bashkimit nuk është i thjeshtë, nuk mund të ndodhë ndryshe veçse si një proces reflektimesh që kërkon maturimin e tij. E vërteta është që ky proces ka tronditur thellë Edi Ramën dhe e ka nxjerrë përsëri ashtu siç është, një armik i egër i opozitarizmit të vërtetë. Personalisht jam optimist për këtë proces”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top