Berisha: Alimehmeti është luftëtar i çmuar i PD-së

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar mos futjen e doktor Ilir Alimehmetit në Kuvend. Gjatë fjalës për gazetarët nga SPAK, Berisha ka deklaruar se Alimehmeti është një luftëtar i çmuar dhe i shquar i PD-së. Ndërkohë që theksoi se Kuvendi është vetëm një përfaqësim nga shumë përfaqësime që ka PD-ja.

“E vërteta është se nuk e humbi fare. Ai është një luftëtar i çmuar dhe i shquar i PD-së dhe tregoi shkallën e lartë të pëlqyeshmërisë që kanë qytetarët për të. Natyrisht listat mund të ishin në disa lloje, por fakti që ai mblodhi ato vota, dëshmoi se ai është një veprimtar shumë i respektuar dhe i çmuar. Unë nuk besoj se vetëm parlamenti është përfaqësim, një parti ka shumë përfaqësime. Shumë mirë që e morët zotin Ilir shembull. Vërtet ai është një intelektual me pëlqyeshmëri të lartë dhe reputacion shumë të mirë,” tha Berisha

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top