Berisha: Alibeaj mbahet peng me krimet e vëllait të tij

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn se janë në lidhje krimi me kreun e qeverisë, Edi Ramën pas zhvillimeve të fundit në Partinë Demokratike.

Nga Selenica, Berisha deklaroi se Rama i mbajti peng Lulzim Bashën me dosjen e parave, ndërsa Alibeajn me krimet e vëllait.

“Zhvillimet e fundit treguan se ata të cilëve që ne u dhamë besimin, nuk merituan kurrë besimin tonë, ata shkelmuan mbi besimin tonë. Janë në lidhje krimi me Edi Ramën. Janë lidhjet më të tmerrshme të njeriut. Unë ju garantoj ju, se ata nuk shijuan dot kurrë prej tyre.

Afera McGonigal tregoi qartë se çfarë tmerri ka Edi Rama ndaj opozitës. Çfarë dallimi ka Rama nga babai i tij që firmoste varjen e Havzi Nelës? Edi Rama, ndaj kundërshtarëve ka po armiqësi sa ai. Ndaj kontrakton vrasës me pagesë. Kryezbuluesin e SHBA-së. Merr peng Lulzim Bravën, me dosjen e larjes së parave. Merr peng Enkelejd Alibashën me krimet e vëllait dhe të vetes së tij. Ne jemi këtu, për të qëndruar deri në fund. Krimi nuk do na mposhtë ne, ne do mposhtim Edi Ramën.” – u shpreh Berisha.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top