Berisha akuza socialistëve në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet!

Nga foltorja e Kuvendit lideri i PD-së Sali Berisha kërkoi lirimin e menjehërshëm të protestuesve të ndaluar dhe ndëshkimin e atyre që përdorën dhunën ndaj tyre.

Duke u ndalur tek audiopërgjimi I publikuar nga Arben Ahmetaj Berisha tha se deputetët e maxhorancës janë bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, “po i jepni paratë kompanisë së Edi Ramës”

Pjese nga fjala e Berishes

Kërkoj lirimin e menjëhershme të protestuesve të ndaluar dhe ndëshkimin e atyre që përdorën dhunën ndaj tyre.

Ju kërkoni të mbijetoni me dhunë policore, por ju jeni bërë figurat më të urryera në historinë e kombit shqiptar.

Ju mendoni se jeni të qetë, po u them unë ju, ai padrinoja juaj zvarritet çdo ditë zvarrë në bulevard dhe rrugët e Tiranës nga ata protestues.

Dhe hiqni dorë nga mbrojtja e tij.

Hiqni dorë nga mbrojtja e tij se si minj do u marrë në anijen e tij që po mbytet çdo ditë.

E paimagjinueshme skandali në të cilin dalin Rama, Lubia, Nufi…

A e kuptoni ç’u bëni shqiptarëve ju apo jo?

I jepni paratë kompanisë së Edi Ramës.

Blen automjetet, ku i blen dhe ku nuk i blen dhe shteti ia blen ato automjete me paratë tona.

A ka akt më të shëmtuar se ky?

A ka vjedhje më flagrante se kjo?

A keni ju interesin më të vogël njerëzor apo jeni ushtarë të Yeffet-it dhe Padrinos?

Si mund të heshtni ju para këtij fakti?

Kontrabandën e legjitimuat dhe bëjnë punët e pista të kryepisit.

Në qoftë se qeveria porosit punë të pista, kryepis është ai që porosit punët, dhe është kryeministri.

Si ka mundësi ta ndiqni ju këtë?

Si ka mundësi?

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top