Berisha akuza ndaj Ramës dhe Ballukut: Pse nuk i heton SPAK?

Kreu i PD Sali Berisha, pasi u la në “detyrim paraqitje” nga GJKKO për aferën “Partizani”, foli para mediave.
Berisha hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zv kryeministres Belinda Balluku. Ai tha se Rama, por edhe Balluku kanë vjedhur miliona e miliona euro dhe sërish nuk hetohen. Ai i bëri thirrje SPAK që të hetojë Ramën dhe Ballukun, në afera të ndryshme korruptive, ku sipas tij, janë përfshirë.

‘Edi Rama mori paratë e inceneratorëve. Ku kanë shkuar 80 milionë euro. Pse SPAK nuk heton Ramën dhe Ballukun për këto afera? Ku kanë shkuar 120 mln euro të Chek Up, kur analizat nuk bëhen, ku kanë shkuar këto para? 60 mln euro të korrupsionit të Llogarasë, Balluku i ndau me Ramën apo i vodhi? Këto skandale kapin shumën e 630 mln eurove të vjedhura nga Rama e kompani. Mos llogarisim këtu tokën që mori në jug të vendit, nuk janë llogaritur Sarajet e Surrelit e as Parku 3800 metër katrorë. Këto pyetje do marrin përgjigjen më të shkëlqyer më 11 maj, nga qytetarët me votën e tyre të lirë’, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top