Berisha: 4 mln euro për Kanye West, fyerje për shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama për paraqitjen e tij në samitin e Aleancës Euroatlantike dhe për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë.

Berisha deklaroi se Shqipëria, sipas tij, ishte përfaqësuar në mënyrën më të papërshtatshme në NATO, duke sulmuar veshjen dhe paraqitjen e Ramës gjatë samitit. Sipas tij, mediat ndërkombëtare e kanë cilësuar Ramën si “shakaxhi, hokatar dhe servil”, ndërsa shtoi se këto veprime dëmtojnë imazhin e vendit.

Berisha akuzoi gjithashtu kryeministrin se ka shkelur, sipas tij, rregullat dhe protokollet ndërkombëtare, duke mos respektuar institucionin që përfaqëson. Kreu i PD-së foli edhe për protestat kundër qeverisë, duke i cilësuar ato si paqësore dhe të fuqishme, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në një protestë kundër qeverisë Rama.

Berisha kritikoi veçanërisht vendimin për financimin me 4 milionë euro të koncertit të Kanye West në Tiranë.

“I vetmi vend që u përfaqësua aty në mënyrën më qesharake në Aleancën e Euratlantikut ishte Shqipëria, pasi padrino i Shqipërisë me ekzibicionizmin e tij, mund të shkohet me atletet e basketbollistit. Skam asgjë për atletet, por ato janë për evente sportive. Kurse në atë samit, vetëm ai që nuk ka mend, e është torollak dhe i sëmurë, mund të bëjë një akt të tillë. Ai personalisht mori atë që meritonte, e damkosën si shakaxhi, hokatar dhe servil, mediat më të mëdha të botës. Shqipërisë nuk mund të them se i mbeti turpi nga një individ si ky, që thyen kushtetutën e vendit të tij, shkel rregullat dhe protokollet ndërkombëtare, për të demonstruar respektin, për ata që ti përfaqëson dhe ndaj atyre që ti takon. Nuk janë vullnetarizma, janë shekullore. Kur hyn ai që nuk meriton aty, pritet. Protesta paqësore, qëndron e pamposhtur dhe e jashtëzakonshme. Sot ftoj të gjithë qytetarët që të bashkohen në një protestë të fuqishme, tërësisht ndaj akteve të përsëritura të Ramës dhe qeverisë së tij. Por pagesa 4mln për Kanye West, është fyerje, injorim për shqiptarët.”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top