Bëri ndeshjen e jetës, 21-vjeçarja Kabeye shuhet papritur: shkaqet ende të paqarta

Një tronditje e vërtetë që ka shokuar sportin francez, veçanërisht komunitetin e hendbollit, pas lajmit të befasishëm dhe deri më tani të pashpjegueshëm të vdekjes së 21-vjeçares Jemima Kabeye. Ajo kishte luajtur ndeshjen e saj të fundit si portiere e Plan-de-Cuques me një paraqitje të shkëlqyer, duke arritur 50% të pritjeve ndaj Chambray në Ligën e Parë Franceze. Më pas, një problem shëndetësor i papritur rezultoi fatal.

“Federata Spanjolle e Hendbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e Jemima Kabeye, lojtare e HBPC Plan-de-Cuques, e cila u nda nga jeta papritur në moshën 21-vjeçare,” shkruhej në një postim në rrjetet sociale. “Një tragjedi që ka prekur të gjithë familjen e hendbollit. U prefsh në paqe”.

Të gjitha ndeshjet e klubit janë pezulluar
Hetimet për shkaqet që çuan në shtrimin urgjent në spital dhe më pas në vdekjen e lojtares së re të hendbollit janë ende në vazhdim. Ndërkohë, ekipi i saj, HBPC Plan-de-Cuques, ka pezulluar të gjitha ndeshjet e ardhshme, i tronditur nga tragjedia dhe në shenjë zie dhe respekti:

“Me trishtim të madh dhe dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen e papritur nga jeta të luftëtares sonë, Jemima Kabeya. Përveçse një portiere e talentuar dhe një shoqe skuadre shembullore, Jemima ishte mbi të gjitha një vajzë rrezëllitëse, plot gëzim dhe me një zemër të madhe. Buzëqeshja dhe përkushtimi i saj do të mbeten përgjithmonë në zemrat tona dhe në historinë e Plan-de-Cuques.”

“Në këto momente të dhimbshme, mendimet tona janë kryesisht me familjen e saj, prindërit, vëllain dhe motrën e saj, por edhe me lojtarët dhe stafin tonë. U shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe i ofrojmë mbështetjen tonë të plotë.”

Plan-de-Cuques, një tjetër tragjedi tetë vite më parë
Për fat të keq, kjo nuk është hera e parë që klubi Plan-de-Cuques përballet me një tragjedi të tillë. Tetë vite më parë, ekipi francez humbi një tjetër lojtare, Flora Girolami, e cila u nda nga jeta si pasojë e një meningjiti fatal. Për të ndihmuar familjen e Jemima Kabeye, Plan-de-Cuques ka vendosur të krijojë një fond donacionesh.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top