Bëri burg, humbi karrierën dhe doli i pafajshëm: Mendy lirohet edhe nga dy akuzat e fundit për përd*unim

Benjamin Mendy u shpall i pafajshëm për akuzat për agresion seksual dhe tentativë për agresion seksual ndaj dy grave, për të cilat ai ishte në gjyq. Mbrojtësi francez, i cili fitoi Kupën e Botës 2018 me kombëtaren e tij, aktualisht është pa kontratë pas një pezullimi prej dy vitesh nga Manchester City. Mendy shpërtheu në lot kur Gjykata e Chester Croën lexoi vendimin e tij.

Mbrojtësi i majtë ishte gjykuar tashmë një herë për 9 akuza të ndryshme. Për 7 prej tyre Mendy ishte shpallur i pafajshëm, ndërsa për 2 të fundit ai duhej të përballej me një gjyq të ri. Procesi përfundoi më 14 korrik dhe ai është çliruar nga të gjitha akuzat. Francezi ishte deklaruar gjithmonë i pafajshëm, duke pretenduar se të gjitha marrëdhëniet kishin qenë konsensuale.

 

Mbi mbrojtësin e Manchester City, Benjamin Mendy, rëndonin nëntë akuza për përdhunim, tentativë përdhunimi dhe agresion seksual. Akuza i referohej abuzimeve të dyshuara ndaj shtatë vajzave të reja, të ndodhura mes tetorit 2018 dhe gushtit të vitit të kaluar. Futbollisti francez ishte cilësuar nga prokurorët si një “grabitqar” që nuk mund të merrte një “jo” si përgjigje. Sipas Timothy Cray, avokatit të akuzës, një nga detyrat e Mendy ishte “të gjente vajza të reja dhe të krijonte situata në të cilat ato gra të reja mund të përdhunoheshin dhe sulmoheshin seksualisht”.

Mendy ka luajtur për Cityn që nga viti 2017 pasi u bashkua nga Monaco. Ai u pezullua nga klubi pasi u akuzua nga policia. Francezi rrezikonte një dënim me burg nga 5 deri në 20 vjet, por në rastin më të keq edhe me burgim të përjetshëm.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top