Bergomi e Del Piero përplasen në TV për Inter:“Nuk ka të drejtë kush bërtet më shumë”

Java e fundit e Serie A u karakterizua nga polemika për disa gabime arbitrale. Atmosferë e ndezur edhe në studiot e “Sky”, ku Beppe Bergomi dhe Alessandro Del Piero u bënë protagonistë të një debati të ashpër me tone të forta. Dy ish-simbolët e Inter e Juventus u përplasën jo për një episod të diskutueshëm nga “moviola”, por për vlerën e skuadrës zikaltër. Për Del Piero, Inter prej kohësh është skuadra më e fortë në Serie A, ndërsa sipas ish-kapitenit zikaltër, duke pasur në konsideratë skuadrat e ndërtuara në mënyrë të ngjashme, ajo e teknikut Chivu mund të konsiderohet më e “afta”.

Bergomi dhe Del Piero, përplasje në TV për vlerën e Inter
Një debat i zjarrtë, që vazhdoi disa herë dhe e detyroi drejtuesin Caressa të përpiqej të ndryshonte temën. “Vallëzimi” filloi kur Bergomi foli për një Inter me vlera të mëdha, por në vështirësi në ndeshjet “të pista”. Nga pikëpamja e lojës, për “Xhaxhain”, formacioni zikaltër gjatë këtyre viteve ka qenë gjithmonë më i miri, dhe për këtë arsye, sipas tij, mund të konsiderohet më “i zoti”. Kur erdhi radha e ish-kapitenit bardhezi Del Piero për të folur sërish, pozicioni i tij ishte i qartë.

Sipas Del Piero, Inter është më i forti në 4 vitet e fundit
Alex, me vendosmëri, shpjegoi mendimin e tij për kolegun pranë: “E them prej 4 vitesh: Interi është skuadra më e fortë në Itali. Ti nuk je dakord, por unë e nënshkruaj këtë. Më i zoti ka qenë dikush që ka fituar në vend të saj, është ndryshe. Por si skuadër, si grup, është më e forta: ka lojtarët më të fortë.” Në atë moment nisi replika me ish-zikaltrin, i cili pyeti pse, atëherë, njerëzit e Chivut nuk po fitonin ndeshjet direkte këtë sezon, me Del Pieron që mbeti në pozicionin e tij: “Nuk fitojnë për arsye të tjera. Por nëse merr formacionin e Interit, është dukshëm më i fortë se Juventusi, Napoli, Milani dhe Roma.”

Bergomi zemërohet kur Del Piero ngre zërin
Debati u nxe, me Del Pieron që, i përfshirë nga entuziazmi i momentit, ngriti paksa zërin: “Si jo? Nëse vjen Real Madridi dhe kërkon të blejë një apo dy lojtarë në Itali, i merr te Interi. Lautaro, Thuram, Barella, Calhanoglu, Bastoni, Akanji… niveli mesatar është shumë i lartë.” Bergomi, ndërsa transmetimi vazhdonte, e vendosi theksin me tone të ashpra: “Por mos harro që ai që bërtet më shumë, nuk do të thotë se ka të drejtë. Mendime të ndryshme? Nuk mund të ngresh zërin dhe të përsërisësh gjithmonë të njëjtën gjë. Respekto edhe atë që them unë, dhe meqë e them prej katër vitesh, rezultatet janë aty për ta treguar.”

Del Piero mbeti i habitur nga toni i bashkëbiseduesit dhe u përpoq të riafirmonte mendimin e tij pa lëvizur nga qëndrimi: “Nuk po bërtas, thashë që janë më të fortët prej 4 vitesh. Nëse nuk je dakord, mirë. Por kush është që prej vitesh është gjithmonë në garë për të fituar? Interi. Pra, është më i forti. Ka bërë 2 finale Champions në 3 vjet. Lojtarët e Interit janë dukshëm më të fortë se ata të Napolit, Milanit dhe Juves. Më e zota është ajo që fiton, më e forta është një tjetër.”

Del Piero dhe Bergomi vazhdojnë debatin, Caressa përpiqet ta mbyllë
Kur ish-mbrojtësi përmendi aftësinë e Interit në ndeshjet direkte ndaj skuadrave më të forta, si Barcelona dhe Bayern në Champions, Del Piero ndërhyri: “Nëse shikon këto pesë vite, cila është skuadra që ka fituar më shumë dhe ka bërë më mirë? Është Interi. Pra, ka treguar se është më e forta. Pikë. Qoftë se fiton apo jo, vitin e kaluar ishte pranë fitimit të tre trofeve. Mbërriti deri në fund në gjithçka, por askush nuk ka arritur kaq afër. Asnjë. Asnjë nga Milani, Interi apo Juventusi nuk ka shkuar në finale të Champions këto vite. Eh, Interi ka bërë dy finale të Champions në tre vjet. Unë kam një opinion ndryshe: sipas meje, Interi është skuadra më e fortë e këtyre viteve, për lojtarët që ka. Pastaj, ka qenë i zoti Inzaghi, e zonja shoqëria, çfarëdo të duash. Çfarëdo të duash.”

Por s’kishte ç’të bëhej, sepse Bergomi nuk u bind: “Në fakt Interi ka qenë e zoti, jo e fortë. Duke bërë merkato me zero para për 4 vjet, duke zbuluar lojtarë, duke i bërë të luajnë ndryshe. Për këtë ka qenë e zoti: kjo është zotësia. Çfarë ka më pak Napoli apo Milani?” Dhe këtu debati vazhdoi gjatë edhe pas fikjes së kamerave, me ndjesinë se qëndrimet e tyre mbetën shumë të largëta.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top