Beqaj kundërshton në GJKKO faturën e lëshuar nga SPAK prej 120 mije lekë të rinj: Të dorëzohet dosja pa paguar lekët

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kundërshtuar një faturë prej 120 mije lekë të rinj në GJKKO, e cila është një faturë e lëshuar nga SPAK në lidhje me dorëzimin e një kopjeje të akteve të dosjes.

Beqaj i cili është nën hetim për “shpërdorim detyre”, ka kërkuar që SPAK të japë aktet e dosjes pa qenë nevoja të paguajë shpenzimet procedurale, sipas Klodiana Lalës.

Në seancën e sotme Beqaj nuk ishte prezent, por u përfaqësua nga avokati, ndërsa seanca u shty për një datë tjetër. Arsyeja ishte që kërkuesi të paraqesë provat në formën e kërkuar nga ligji. Gjatë seancës avokati i tij ka pretenduar se duke qenë person në hetim nuk duhet të paguajë për të marrë aktet e dosjes dhe se shpenzimet procedurale mund të paguhen vetëm në fund të procesit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top