Benzema për ‘Topin e Artë’: Vinicius e meritonte

Ish-kapiteni i Real Madridit, Karim Benzema, në një intervistë për mediumin spanjoll “El Chiringuito”, ka komentuar çmimin “Topi i Artë”, që edhe këtë vit ka ngjallur mjaftë polemika.

Sipas 36-vjeçarit francez, ish-bashkëlojtari i tij, Vinicius Junior është një futbollist mjaft kualitativ dhe se nuk mendon vetëm për golat.

“Pashë atë që bëri Vinicius… Nuk dua të flas për ‘France Football’. Siç thashë shumë kohë më parë, dhe jo vetëm këtë vit, dhe kur isha në Madrid, ai ishte një lojtar që ka bërë gjithmonë shumë përpjekje dhe nuk ka të bëjë vetëm me shënimin e golave”.

Benzema poashtu tha se sipas kritereve të trofeut, braziliani e meritonte këtë çmim.

“Vitin e kaluar, kur Real Madridi ishte kampion i Evropës, Vinicius ishte vendimtar në çdo ndeshje dhe mendoj se nuk kam parë askënd të bëjë më mirë se ai. Nuk kam asgjë kundër Rodrit, ai është një lojtar i shkëlqyer, por është pak e trishtë dhe nuk ndihem mirë për Vinicius, i cili e meritonte ‘Topin e Artë”, deklaroi ai.

Sulmuesi francez ndër të tjerash shtoi se ai e kontaktoi Vinicius pasi mësoi rezultatin e çmimit të “Topit të Artë”.

“Shpresoj që ai të jetë i fortë mentalisht. Kam folur me të dhe besoj se ai një ditë do ta fitojë ‘Topin e Artë’. I shkrova një mesazh dhe ai ishte i trishtuar. Është normale”, përfundoi Benzema.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top