Benvenuto: Igli Tare te kampionët e Italisë, zbulohen detajet me presidentin e Napolit

Igli Tare gati të rikthehet në Serie A. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, i dha fund në verë aventurës 15-vjeçare si drejtor sportiv i Lazios.

SuperSport mëson se 50-vjeçari shqiptar po bisedon prej ditësh me Napolin, për të marrë të njëjtën detyrë. Por tashmë te kampionët në fuqi të Italisë.

Negociatat mes Tare dhe presidentit Aurelio De Laurentiis po shkojnë mbarë dhe brenda 10 ditëve të ardhshme pritet zyrtarizimi i akordit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top